Habit profesori i njohur: Fitorja e Izraelit qëndron pas njohjes së Kosovës nga Siria

Habit profesori i njohur: Fitorja e Izraelit qëndron pas njohjes së Kosovës nga Siria

Blerim Latifi, profesor universitar dhe analist politik, ka komentuar vendimin e Sirisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke e lidhur këtë vendim me ndryshimet gjeopolitike pas rënies së regjimit të diktatorit sirian, Bashar al-Assad, në dhjetor 2024, i cili, sipas tij, ka qenë “satelit” i Iranit dhe Rusisë në Lindjen e Mesme. Latifi ka argumentuar se rrjedha e ngjarjeve ndryshoi pas përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe grupeve të armatosura xhihadiste të mbështetura nga Irani. Pas “fitores së madhe” të Izraelit kundër Hamasit dhe Hezbollahut, që, sipas tij, ndikoi në rënien e Assadit, shteti sirian u zhvendos në orbitën e Shteteve të Bashkuara. “Njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i kësaj zhvendosjeje. Është një përfitim i yni i tërthortë nga fitorja e madhe...