Humor dhe batuta! Gjykata Kushtetuese bën prova para seancës së Erion Veliajt: A t’ia jap fjalën…është ‘ok’?

Humor dhe batuta! Gjykata Kushtetuese bën prova para seancës së Erion Veliajt: A t’ia jap fjalën…është ‘ok’?

PAMJE NGA GJYKATA TIRANË-Teksa sot në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca ku ish-ktyebashkiaku Erion Veliaj do të jetë i pranishëm, parapërgatitjet kanë filluar. Seanca do të jetë publike, dhe Veliaj do të lërë për disa orë qelinë, për t’u paraqitur personalisht në Gjykatë.  Para seancës ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin nga detyra dhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytetë, një video të publikuar, punonjësit e GJK shfaqen teksa testojnë mikrofonat dhe kamerat në sallë, mes batutash dhe të qeshurash, për t’u siguruar që gjithçka të jetë gati për procesin e sotëm.