Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            E drejta e autorit, Albautor një “tutor” me djersën e artistëve
                            Në tetor 2023, në stadiumin “Air Albania” në prag të zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Çekisë, atmosfera do të elektrizohej nga kënga “Mora fjalë” me kompozitor dhe autor Naim Gjoshin dhe këngëtare Shkurte Fejza. Kjo është një këngë jashtëzakonisht e dashur për publikun shqiptar, që lidhet me historinë e shqiptarëve të Kosovës në luftën për liri. Por nëse kënga i bën jehonë heroit legjendar Adem Jashari, agjencia për të drejtën e autorit “Albautor” i bën padrejtësi njeriut që ka krijuar këtë kryevepër, kompozitorit dhe autorit Naim Gjoshi. Artisti nga Elbasani merr shumë pak ose aspak të ardhura si autor dhe kompozitor i kësaj kënge nëpërmjet agjencisë “Albautor”, që mbledh të ardhurat për të drejtën e autorit. Sipas Naim Gjoshit, kolegët i thonë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   