Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
PD thërret mbledhje urgjente nesër me deputetët pas refuzimit të komisioneve hetimore
Pas refuzimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për çështjen “McGonigal” dhe ngjarjet e 11 majit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka thirrur një mbledhje të posaçme ditën e premte, më 31 tetor, në orën 12:00. Në fokus të takimit do të jetë diskutimi mbi situatën e krijuar në Kuvend dhe reagimi institucional i opozitës pas, siç e cilësojnë demokratët, “mohimit të të drejtave kushtetuese”. Burime nga selia blu bëjnë me dije se drejtuesit e grupit kanë kërkuar pjesëmarrje të plotë të deputetëve, duke e konsideruar mbledhjen me rëndësi të veçantë për vijimin e veprimtarisë parlamentare të opozitës. Më poshtë, mesazhi i plotë që u është shpërndarë deputetëve të PD-së: Të nderuar kolegë, Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00,...