Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							 
                                
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Napoli, Gilmour: Kemi skuadër të fortë, këtë sezon luftojmë për të tjera suksese
                            Lojtari i Napolit, Billy Gilmour  dha mendimin e tij para ndeshjes së kampionatit ndaj Comos. “Jemi një grup vërtet i mirë, mendoj se kjo mund të shihet që nga fillimi i sezonit të kaluar. Edhe ne të sapoardhurit, jemi integruar mirë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Mendoj se ruajtja e këtij fryme ekipi na ndihmon shumë edhe në ndeshje. Ndeshja ndaj Comos- Jemi të pamposhtur në shtëpi dhe shpresojmë të qëndrojmë kështu në stadiumin Maradona: të gjitha ekipet që vijnë duan të na mposhtin, por ne punojmë shumë dhe gjithmonë qëndrojmë të bashkuar. Kemi analizuar Comon. Ata kanë një ekip të ri, por me lojtarë të shkëlqyer”- tha Gilmour.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   