Reforma Zgjedhore, Hasimja: PD të mos bashkëpunojë me PS për të eliminuar të “voglat”, do dëmtonte veten

Reforma Zgjedhore, Hasimja: PD të mos bashkëpunojë me PS për të eliminuar të “voglat”, do dëmtonte veten

Analisti politik, Ermal Hasimja, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për Komisionin Zgjedhor mes PS dhe PD. Ai tha se PD duhet të luftojë fort që të mos zhduken forcat e vogla nga politika, pasi kjo do ta dëmtonte shumë. Sipas tij, shembulli i fundit janë zgjedhjet lokale, ku një bashkëpunim i PD me forcat e vogla po sjell vota edhe nga qytetarët “gri”. “Në një parlament ku ke 101 deputetë, ku ke 74 të PS-së dhe një pjesë të vogël partish të tjera, aforizohen forcat e tjera. E vetmja shpresë e PD është një aleancë me forcat e tjera. Shembulli konkret është ky me zgjedhjet lokale. PD arriti të tregojë një bashkëpunim me këto parti politike,...