Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Muçollari: Binaj bashkon opozitën! Minga: Rama dhe Berisha vendosën të dalin me këtë model kandidatësh
Ndërkohë që të gjithë presin ditën e premte për të mësuar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kryetarin në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, PS dhe PD vijojnë fushatën në terren. I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-kandidati i PD, Grigels Muçollari, tha se Florian Binaj është figura që bashkon opozitën, por merr edhe votat e qytetarëve asnjanës. Por për gazetarin Denis Minga, shkuarja në zgjedhje me dy kandidatë pa ambicie të larta politike ishte vendim i Ramës dhe Berishës. Pjesë nga biseda: Muçollari: Bashkimi i opozitës së vetme në një kauzë të vetme i shërben shoqërisë. Këtë radhë më pëlqeu dhe kam qenë shumë më herët i mendimit që drejt këtij kandidati duhet të...