Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Erdogan-Merz përplasen për Gazën/ Debati në publik, presidenti turk: Pse nuk e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit?
                            Një përplasje e hapur publike midis dy aleatëve të NATO-s, ndodhi të enjten në Ankara. Ndonëse ishte vizita e parë e kancelarit gjerman Friedrih Merz në Turqi që kur e mori këtë detyrë, presidenti Rexhep Tajip Erdoan, e kritikoi “për mosvëmendje ndaj gjenocidit dhe sulmeve të Izraelit në Gaza”. Në një konferencë të përbashkët për media, ai iu drejtua ashpër kancelarit.  “A nuk e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gaza?! Hamasi nuk ka bomba, nuk ka armë bërthamore, por Izraeli i ka të gjitha këto dhe i përdor për të goditur Gazën. Për shembull me ato bomba goditi përsëri mbrëmë. A i shihni ju këto, si Gjermani? A i ndiqni këto? Përveç bombardimeve ndaj Gazës, Izraeli gjithmonë ka synuar ta shtypë atë përmes urisë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   