Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Refuzimi për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, opozita braktis Kuvendin
kuvend TIRANË- Opozita ka braktisur punimet e kuvendit, pasi mazhoranca refuzoi kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit. Deputetët e opozitës e kanë konsideruar aktin e mazhorancës si të papranueshëm dhe antikushteteus dhe në shenjë proteste u larguan nga seanca plenare. Deputetja e PD-së Albana Vokshi, kërkoi zyrtarisht ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Vokshi theksoi se opozita ka të drejtë kushtetuese për të kërkuar hetime parlamentare mbi proceset zgjedhore dhe veprimtarinë e institucioneve publike./ZËRI