Erion Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

Erion Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

Ditën e premte, më 31 tetor, Erion Veliaj do të gjendet nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë për ankimin e tij për shkarkimin nga detyra si kryetar bashkie i kryeqytetit. Gjatë seancës, Gjykata Kushtetuese do të dëgjojë palët dhe do të marrë vendimin në bazë të afateve ligjore. Avokati Ili Gërdupi shpjegon në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan si funksionojnë afatet ku parashikohen 20 ditë pas përfundimit të shqyrtimit. Më pas vendimi mund të hyjë në fuqi menjëherë ose 30 ditë pas shpalljes dhe botimit në Fletoren Zyrtare. Ili Gërdupi: Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk e shtyn seancën për një seancë të radhës, do të jetë e detyruar që shpallja e vendimit duhet bërë brenda 20 ditëve nga...