“Zonjë e arsyes dhe profesioniste e spikatur”/ Manja lartëson avokaten e Popullit në Kuvend: Ishte zëri që të kujtonte se forca e shtetit…

“Zonjë e arsyes dhe profesioniste e spikatur”/ Manja lartëson avokaten e Popullit në Kuvend: Ishte zëri që të kujtonte se forca e shtetit…

Një përfaqësues i maxhorancës glorifikoi avokaten e Popullit sot në Kuvend, në raportimin e saj të fundit para përfundimit të mandatit. Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori disa minuta kohë në Kuvend, ku lartësoi figurën e zonjës Ballanca për kontributin e dhënë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarit. “Profesioniste e spikatur”, “zonjë e arsyes”, “zë i ndërgjegjes”-ishin disa nga epitetet e deputetit Manja, drejtuar avokates së Popullit, Erinda Ballanca. “Dua ta falënderoj avokaten e Popullit për punën e saj në vitin 2024, raporti i cili është publik.E kërkova fjalën meqenëse është raportimi i fundit i avokates së popullit në këtë parlament, për shprehur një vlerësim të sinqertë për punën dhe kontributin zonjës Ballanca. Një profesioniste e spikatur, një zonjë e arsyes, shembull sesi pavarësia...