Basha në SPAK për 21 Janarin, Lala: Hetimi është riaktivizuar mbi bazën e materialeve audio të siguruara nga SHBA

Basha në SPAK për 21 Janarin, Lala: Hetimi është riaktivizuar mbi bazën e materialeve audio të siguruara nga SHBA

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se Lulzim Basha është paraqitur në SPAK si person në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, që po hetohen nga kjo prokurori. Sipas Lalës, Basha është thirrur mbi bazën e një fletëthirrjeje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu, i cili po heton demonstratën e dhunshme të udhëhequr nga opozita e asaj kohe, ku katër persona humbën jetën në Bulevard. ”Në kohën e ngjarjes, Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm dhe ndodhej në ambientet e Kryeministrisë, ku Garda e Republikës hapi zjarr ndaj demonstruesve, duke shkaktuar viktimat. Ai është thirrur për të dhënë informacion mbi dinamikën e atyre orëve të tensionuara dhe për të sqaruar nëse ka pasur urdhër për veprimet e Gardës. Hetimi i SPAK-u është riaktivizuar mbi...