Kosova drejt zgjedhjeve: Kryesia e Kuvendit dështoi të sigurojë shumicë për qeverinë

Kosova drejt zgjedhjeve: Kryesia e Kuvendit dështoi të sigurojë shumicë për qeverinë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës u mblodh për herën e parë pas konstituimit të dytë. Mbledhja kishte për synimin formimin e trupave parlamentare, buxhetin e shtetit dhe buxhetin për tre komuna. Por, sipas kryetarit të kuvendit, nuk pati rezultat pozitiv. “Nuk është e zakontë me u mbledhë kryesia por unë mendoj që ose së paku kam pritë se sikur të kishte vullnet politik ka qenë bindja ime e thellë që s’ka pasë shkelje ligjore e Kushtetuese për me i themelu komisionet”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Partitë politike refuzuan vazhdimin e punës së Kuvendit, për shkak se nuk e lejon rregullorja e punës, pasi fillimisht kërkohet votimi i qeverisë. Për këtë çështje, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në konsultim të...