Berisha: Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin ndaj Irena Gjokës, ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, e vetingut

Berisha: Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin ndaj Irena Gjokës, ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, e vetingut

Kryetari i PD-së Sali Berisha në foltoren e Kuvendit i kërkoi Avokatit të Popullit të ngrejë fuqishëm zërin ndaj gjyqtares Irena Gjoka, sepse ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte sot në Kuvend për të raportuar për aktivitetin e këtij institucioni për vitin 2024. Pjesë nga fjala e Berishës Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin ndaj Irena Gjokës, sepse ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut Keni një gjykatëse famoze, zonja Avokate e Popullit, një gjykatëse që nuk plotëson asnjë kusht për të qenë gjykatëse. Një gjykatëse që ka mashtruar, që është dënuar me burg, që është përzënë dhe shkel çdo kusht ligjor për të qenë gjykatëse. Ajo është gjykatësja e Ilir Metës...