Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ”shtatzaninë”: Pret 83 fëmijë
                            ”Ministrja e Inteligjencës Artificiale e Shqipërisë, Diella është “shtatzënë” me 83 asistentë digjitalë”, tha kryeministri Edi Rama në punimet e Dialogut Global në Berlin. Kjo deklaratë ka bërë bujë. Zëvendësshefi i Zëdhënësve të Komisionit Evropian, Olof Gill u përball me këtë deklaratë të kryeministrit Rama. Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet se çfarë qëndrimi ka Komisioni Europian që një vend kandidat, që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka pjesë të kabinetit qeveritar një ministre virtuale dhe që e cila është “shtatzënë”. Zëdhënësi i Komisionit Europian nuk arriti të japë një përgjigje domethënëse për gazetarin, ndërsa uroi Diellën për “shtatzaninë”.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   