Arne Slot ka vetëm një javë kohë për të qëndruar ende te Liverpool, fati i holandezit varet nga 3 ndeshjet e ardhshme

Arne Slot ka vetëm një javë kohë për të qëndruar ende te Liverpool, fati i holandezit varet nga 3 ndeshjet e ardhshme

30 Tetor 2025 19:36 Telesport 4 humbjet rresht në Premier League, eleminimi i mbrëmshëm nga EFL Cup, nga “makthi” i këtij sezoni që mban emrin Crystal Palace, kanë vënë seriozisht në pikëpyetje qëndrimin e Arne Slot te Liverpool. Askush nuk e kishte menduar që kampioni në fuqi i Premier League do të arrinte në këtë pikë që në fillim të sezonit, sidomos pas asaj merkatoje të çmendur që bëri. Fajtori kryesor për formën e dobët të Liverpool konsiderohet Arne Slot. Trajneri holandez ka në dispozicion vetëm një javë për të bindur drejtuesit që të mos e shkarkojnë. Tri ndeshjet e radhës së Liverpool, në shtëpi ndaj Aston Villa-s dhe Real Madridit në Champions dhe transferta ndaj Man. City, do të vendosin fatin e Arne Slot....