Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha përpiqet të justifikojë LaCivita-n: Nuk erdhi për para, por se e dinte që duhej të kthehesha unë në pushtet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë një takim me shqiptarë në Brescia, për t’u kërkuar votën në zgjedhjet e 11 majit, me premtime të ricikluara. I pranishëm në takim ishte konsulenti elektoral, Chris LaCivita, në të cilin Berisha var shpresat për fitore në këto zgjedhje parlamentare. Ashtu si në takimin e çeljes zyrtare të fushatës që “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” zhvilloi më 11 prill në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, edhe në takimin e sotëm të Berishës me emigrantët shqiptarë në Brescia, LaCivita foli shkurt dhe pothuajse në përsëritje. “Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humb më të mirët dhe më të mençurit. Për mundësi dhe oportuniteti që sot Shqipëria nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për...