Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
E bujshme/ Risia e madhe e Silvinjos për nëntorin, fton lojtarin që e duan të gjithë te Shqipëria
Të gjithë e shohin futbollin, por pak e kuptojnë, të gjithë e shohin Silvinjo, por akoma më pak e kuptojnë. Pas Europianit të Gjermanisë, kritika të mëdha nisën për këtë trajner dhe më pas pasuan edhe historitë e ndërhyrjes së menaxherëve me të. Pra sipas gojëdhënave, disa lojtarë nuk marrin minuta pasi nuk kanë menaxherin që Silvinjo kërkon për ta. Por le të marrim një rast që e kundërshton këtë hipotezë. Medon Berisha, u ftua papritur në Europianin e Gjermanisë, kur askush nuk e njihte. Në atë kohë u tha se kjo ftesë ishte pasi Berisha ka si menaxher Fali Ramadanin, pra e njëjta agjenci që menaxhon edhe Silvinjon. Deri këtu, gjithçka është brenda llogjike. Por Medon Berisha atëherë ishte i panjohur dhe Silvinjo i...