Fier – Policia nis procedime penale dhe bllokime automjetesh në lagjen “Konferenca e Pezës”

Fier – Policia nis procedime penale dhe bllokime automjetesh në lagjen “Konferenca e Pezës”

Screenshot Në vijim të denoncimeve të banorëve të kompleksit “Mërtiri Tragjas”, në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, Policia ka ndërmarrë masa të ashpra ndaj drejtuesve të automjeteve që bllokojnë parkimet dhe kalimet për rezidentët.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Pas verifikimeve në terren, strukturat e Policisë Rrugore dhe ato të rendit kanë konstatuar një sërë shkeljesh të përsëritura nga drejtues mjetesh që parkojnë në mënyrë të paligjshme, duke penguar lëvizjen e mjeteve të tjera dhe madje edhe hyrjen e automjeteve të emergjencës. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Në disa raste, janë regjistruar edhe konflikte dhe debate mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, çka ka detyruar Policinë të ndërhyjë dhe të nisë procedime penale për pengim të qarkullimit publik...