“Të paaftë”! Balla ironizon opozitën, nuk kursen as kandidatin Binaj: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut (VIDEO)

“Të paaftë”! Balla ironizon opozitën, nuk kursen as kandidatin Binaj: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut (VIDEO)

taulant balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar opozitën për kandidatin e pavarur për Tiranën, Florian Binaj. Mes batutave dhe ironive, Balla iu përgjigj ndërhyrjeve të Belind Këlliçit, teksa i kujtoi këtij të fundit rezultat e mëparshme të zgjedhjeve në kryeqytetet. "Tani ta mbyll. Sa i përket kandidatit. Ju e dini si dilni me ne në Tiranë. E para: objektivin e kemi t’jua dyfishojmë diferencën. Nga 40 që e kishim me ty, do ta çojmë në 80 diferencën, sepse Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, o Belind.", u shpreh Balla. Por, Balla nuk ndali me kaq. Ai iu drejtua deputetëve të opozitës duke i quajtër të paaftë që nuk arritën të dilnin asnjëri prej tyre kandidat dhe nxorrën një aktor....