Protesta e naftëtarëve përpara “Bankers” në ditën e 16-të të grevës: Ju nuk e miratoni këtë vendburim

Protesta e naftëtarëve përpara “Bankers” në ditën e 16-të të grevës: Ju nuk e miratoni këtë vendburim

 “Ju nuk e meritoni këtë vendburim”, “ Ju nuk e meritoni sakrificën e këtyre punonjësve”. Me këto thirrje dhe pankarta në duar grevistët e Patos-Marinzës, kanë vijuar për të dytën ditë radhazi protestën para zyrave të kompanisë “ Bankers Petroleum” në Fier. Protesta përkon me ditën e 16-të të grevës. Naftëtarët thonë se pavarësisht se kompania vijon të heshtë pa ofruar asnjë zgjidhje konkrete ata nuk do të ndalen. Dorjan Dylmishi, grevist prej 16 ditësh, thotë se pavarësisht numri i tyre po reduktohet, ata ndjehen fitimtarë. Pavarësisht bojkotit të punës, kompania Bankers Petrolium Albania vijon normalisht punën me firmat kontraktore. Top Channel