Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Lejet e parkimeve të rezervuara – çështja që ka ndezur debatet në Sarandë vjen në Këshillin Bashkiak
Lejet e parkimeve të rezervuara – çështja që ka ndezur debatet në Sarandë vjen në Këshillin Bashkiak Nesër, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë, një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës do të jetë raporti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike lidhur me lejet për vendparkime të rezervuara. Ky raport pritet të hedhë dritë mbi mënyrën se si janë dhënë lejet për parkime të posaçme në qytet, një çështje që prej vitesh ka shkaktuar debate dhe konflikte mes qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve lokale. Parkimet në Sarandë janë kthyer në një nga problematikat më të nxehta të përditshmërisë urbane, sidomos gjatë sezonit turistik, kur fluksi i automjeteve shumëfishohet dhe mungesa e hapësirave publike bëhet evidente. Në disa raste, qytetarët kanë ngritur...