Veliaj në Kushtetuese dhe Balluku në SPAK, juristët analizojnë krizën politike: Ja çfarë pritet të ndodhë

Veliaj në Kushtetuese dhe Balluku në SPAK, juristët analizojnë krizën politike: Ja çfarë pritet të ndodhë

Dy ngjarje të rëndësishme pritet të shënojnë skenën politike dhe të drejtësisë në Shqipëri, duke vënë në qendër të vëmendjes dy nga figurat më të fuqishme të mazhorancës socialiste, Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun. Në një studio televizive, avokatët Mirela Jorgo dhe Ylli Kameri diskutuan implikimet ligjore dhe politike të këtyre zhvillimeve. Nga njëra anë, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për ligjshmërinë e shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, një vendim që mund të përcaktojë fatin e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. Sipas avokates Jorgo, prania fizike e Veliajt në seancë është një lëvizje pozitive për të, pasi i jep mundësinë të mbrojë veten dhe të kundërshtojë shkarkimin. Ajo parashikoi se një nga skenarët më të mundshëm...