Shpresa Qeriqi, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

Shpresa Qeriqi, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të jetë prozatorja e re prishtinase, Shpresa Qeriqi. Ajo është një nga zë i veçantë në mesin e gjeneratës së shkrimtareve të reja në letërsinë e tashme shqipe. Shpresa Qeriqi (1991) ka lindur në Prishtinë, ku ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në degën Letërsi Shqipe. Gjatë studimeve ka iniciuar rikthimin e revistës studentore “Fryma”, ku ka qenë redaktore e prozës dhe ka botuar recensione e poezi. Si shkrimtare e prozës së shkurtër është prezantuar për herë të parë në Festivalin “Fiction Fest” në Prishtinë, me tregimin “Bishti” (2020). Shpresa ka botuar tregime në revista si Ex-Libis, Pen Kosova dhe Hejza. Dorëshkrimi...