“Do të jetë produkti më i mirë që kemi patur”/ Kodi i ri, Lamallari në Kuvend: Drafti do të marrë dakordësinë e BE-së

“Do të jetë produkti më i mirë që kemi patur”/ Kodi i ri, Lamallari në Kuvend: Drafti do të marrë dakordësinë e BE-së

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fjalën e tij gjatë seancës së sotme në Kuvend, duke iu përgjigjur interesimit të deputetëve për Kodin e ri Penal, tha se ky produkt do të jetë dokumenti më i mirë që kemi patur ndonjëherë. Lamallari tha gjithashtu se, Kodi i ri Penal do të marrë dakordësinë e Bashkimit Evropian. Sipas ministrit të Drejtësisë, Kodi Penal nuk matet me numrin e dispozitave, por me cilësinë dhe garancitë që jep. “Unë nuk mendoj që Kodi Penal matet me numrin e dispozitave që ai ka, por në thelb matet me cilësinë dhe garancitë që ai ofron në mbrojtje të interesit publik, të qytetarëve, të ekonomisë dhe parandalimit të tendencave kriminale. Nuk është nevoja të bëj referenca në vende të ndryshme të...