Policia e Shtetit: Mos klikoni në mesazhet që imitojnë Postën Shqiptare

Policia e Shtetit: Mos klikoni në mesazhet që imitojnë Postën Shqiptare

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët sot , 30 tetor, duke u bërë thirrje të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që po qarkullojnë online dhe që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare apo të institucioneve të tjera.  Sipas Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, kohët e fundit janë konstatuar mesazhe dhe lidhje të rreme (linqe) që kërkojnë nga përdoruesit të dhëna personale dhe bankare, duke u paraqitur si komunikime zyrtare.  Ky fenomen, i njohur si “phishing”, përbën një tentativë mashtrimi kibernetik, me qëllim përfitimin e paautorizuar të informacionit privat, si numrat e kartave bankare, PIN-et apo kodet e aksesit në llogaritë online.  Policia apelon për kujdes të shtuar:  Mos klikoni në lidhje të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale  Mos jepni të dhëna personale apo bankare në faqe që nuk...