Vdekja e 17-vjeçarit në Vlorë, daja: Të ashpërsohet ligji. Ishte vrasje me dashje, jo shkelje e rregullave të qarkullimit

Vdekja e 17-vjeçarit në Vlorë, daja: Të ashpërsohet ligji. Ishte vrasje me dashje, jo shkelje e rregullave të qarkullimit

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 32 vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17 vjeçarit. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa 32 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. Gjate seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen. Ndërkohë jashtë gjykatës të pranishëm kanë qenë edhe familjarë të 17 vjeçarit që humbi jetën në aksident. Ndërkohë jashtë gjykatës, daja i 17 vjeçarit Partiot Deraj ka kërkuar ashpërsim të ligjit, teksa aksidentin e nipit të tij, ai e cilëson si vrasje me dashje dhe jo shkelje të rregullave të qarkullimit. “Unë jam daja dhe këtu jam bashkë me familjarët. Vërtet...