Holandë, “bie” ekstremi i djathtë, Wilders mbetet jashtë qeverisë

Holandë, “bie” ekstremi i djathtë, Wilders mbetet jashtë qeverisë

Gjasat janë të mëdha që Geert Wilders do të mbetet jashtë qeverisë së re holandeze, pasi zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme kanë treguar një rënie të ndjeshme për Partinë e tij të Lirisë (PVV) nga ekstremi i djathtë, ndërsa rivalja e saj liberal-progresive D66 shënoi fitore spektakolare. Me mbi 98% të votave të numëruara tashmë, dy partitë rezultojnë kokë më kokë me nga 26 vende secila në parlamentin 150 vendësh të Holandës, teksa diferenca mes tyre llogaritet në vetëm disa mijëra vota. “I treguam jo vetëm Holandës, por edhe të gjithë botës se lëvizjet populiste dhe të ekstremit të djathtë, është e mundur që të mposhten”, u shpreh lideri 38-vjeçar i D66, Rob Jetten. Rezultati përfaqëson nga ana tjetër një pengesë të madhe për Wilders,...