Kualifikim në çerekfinale, Arsenal, City dhe Chelsea kalojnë më tej në CARABAO Cup

Kualifikim në çerekfinale, Arsenal, City dhe Chelsea kalojnë më tej në CARABAO Cup

Arsenal, City dhe Chelsea nuk gabuan në sfidat e tyre të vlefshme për raundin e 1/8 të Kupës së Ligës në Angli. “Topçinjtë” mundën pastër 2-0 në “Emirates” ekipin e Brighton. Vendasit e derjtuar nga Arteta vuajtën vetëm për një pjesë, ndërsa zgjidhën gjithçka në fraksionin e dytë, falë golave të Nwanerit dhe Saka. Sukses të pastër arriti edhe skuadra e Manchester Cityt, që në transfertë mundi 1-3 Swansea. Miqtë e panë veten në disavantazh pas golit të Franco, por reagimi ishte i menjëhershëm.Fillimisht erdhi barazimi me Doku 6 minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë, të besuarit e Pep Guardiolës gjetën edhe dy here të tjera golin me Marmoush dhe Cherki, duke siguaruar kualifikimin për në çerekfinale. Kualifikim që...