Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Persona kriminal lëvizin të lirë, rrezik i lartë”/Vrasja e gjyqtarit nxjerr zbuluar plagët e sistemit, deputeti Mziu..
Ngjarja e rëndë e vrasjes së një gjyqtari ka rihapur debatin mbi sigurinë dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend. Gjatë fjalës në Kuvend, deputeti Xhelal Mziu ka analizuar pasigurinë me të cilën përballet ky sistem, duke e ndarë problematikën në tre drejtime kryesore. Së pari, ai ka theksuar ekspozimin e sistemit të drejtësisë ndaj presionit politik nga mazhoranca. Sipas Mziut, jo pak herë sistemi është targetuar nga kryeministri, duke sjellë si shembull edhe ekspozimin dhe kërcënimet ndaj prokurorëve të veçantë, siç është rasti i Dritan Prençit. Një tjetër rrezik i madh, sipas deputetit, është ekspozimi i prokurorisë dhe gjyqësorit ndaj grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës. Ai ka shprehur shqetësimin se këta persona lëvizin të lirë, duke përbërë një rrezik të vazhdueshëm për...