Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nesër kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt/ Nga punësimi në një klinikë privat, te tenderat për kompaninë ku punon…
Nesër në komisionin e “Ligjeve” do të diskutohet në lidhje me kërkesën e Partisë demokratike për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj. PD pretendon se presidenti ka kryer 7 shkelje të Kushtetutës. Ndër to renditen dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, dekretimi i ministres virtuale “Diella”, nuk ndaloi trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025, ndërhyrjen e kabinetit të tij në procesin e administrimit të zgjedhjeve apo faktin që i biri është i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga Presidenca dhe që kreu i shtetit rezulton i punësuar në një klinikë private.