Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin
Vjen lajmi i mirë për trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri. Ardon Jashari është kthyer në stërvitje me kuqezinjtë, duke kryer një seancë stërvitore të personalizuar nën kujdesin e stafit teknik. Mesfushori me origjinë shqiptare ende nuk ka debutuar me ekipin e ri në ndeshje zyrtare, ndërsa ka luajtur vetëm në miqësoret e muajit gusht, para se të dëmtohej. Përveç mesfushorit shqiptar, edhe Pervis Estupinan është rikthyer në grup dhe pritet të jetë në dispozicion. Këto rikthime janë një lajm i shkëlqyer për Allegrin, që tashmë mund të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm për sfidën e radhës kundër Romës, e cila do të zhvillohet në “San Siro”, në kuadër të javës së dhjetë të Serie A.