“Peleshi mbrojti me hipokrizi kolapsin parlamentar që ka krijuar”, Berisha akuzon mazhorancën: Kanë kthyer Kuvendin në klub pa rregulla

“Peleshi mbrojti me hipokrizi kolapsin parlamentar që ka krijuar”, Berisha akuzon mazhorancën: Kanë kthyer Kuvendin në klub pa rregulla

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi mazhorancën socialiste se ka shndërruar parlamentin në një “klub pa rregulla”, ku mbizotëron kaosi dhe mungesa e transparencës. Sipas tij, seanca e sotme dëshmoi “kolapsin e plotë parlamentar” që, siç tha Berisha, është krijuar nga vetë Peleshi. Ai shtoi se mazhoranca po shkel rregulloren e Kuvendit dhe po e përdor procedurën parlamentare sipas urdhrave politike. Berisha: Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim. Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet...