Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“79 memec-deputetë”/ Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Peleshit, Bardhi: I padenjë për një detyrë
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Me 79 vota kundër dhe 10 pro Parlamenti vendosi që të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike. Lidhur me këtë votim, Bardhi ironizon deputetët e mazhorancës duke thënë se “Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve”. Demokrati thekson se Peleshi hyri tashmë në historinë e parlamentarizimit të vendit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë. “U zgjodh me...