Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
PD kërkon shkarkimin e Peleshit/ “Ik para votimit e jep dorëheqjen”, Gjiknuri i përgjigjet Kasos: Kjo është ‘recetë’…
Po shqyrtohet këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kërkesa e deputetë të opozitës për shkarkimin nga detyra të kryeparlamentarit Niko Peleshi. Fjalën i pari nga radha e opozitës, e mori deputeti i PD, Ivi Kaso, i cili renditi argumentet që dhe pikat që sipas tyre janë shkelur nga kryetari i Kuvendit, për çka ata kërkojnë dhe shkarkimin e tyre. E ndërsa listonte shkeljet sipas PD, ai iu drejtua Peleshit duke i thënë që të largohet nga salla para se të nisë votimi dhe të japë dorëheqjen. “Ik përpara votimit dhe jep dorëheqjen. Zgjidh dinjitetin tënd përpara detyrës së partisë. Ti je ai që ke tentuar të heshtësh opozitën në sallën e Sovranit. Do ikësh pa dinjitet, por do çlirosh Kuvendin nga drejtimi...