“Ka konsumuar një sërë shkeljesh të rënda”/ Seanca plenare, flet deputeti: Peleshi duhet të shkarkohet, kanë cenuar…

“Ka konsumuar një sërë shkeljesh të rënda”/ Seanca plenare, flet deputeti: Peleshi duhet të shkarkohet, kanë cenuar…

Deputeti demokrat, Ivi Kaso ka ndarë sot qëndrimin e tij dhe të opozitës lidhur me kërkesën e tyre për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi. Në fjalën e tij në Kuvend, Kaso theksoi se kjo kërkesë nuk ka në thelb ndëshkimin e një individi, por synon rikthimin e institucionit në respektimin e Kushtetutës. Kaso akuzoi Peleshin se ka kryer një sërë shkeljesh të rënda e të përsëritura, me qëllim mbylljen e zërit të opozitës. Ivi Kaso: “Nuk jemi në seancë me rend dite të zakonshëm, por për të adresuar dhe për t’i dhënë zgjidhje një situate të Kuvendit të Shqipërisë. Institucioni që duhet të jetë zemra pulsante e demokracisë. Po rrezikon të kthehet në një institucion pa zë. Kjo nuk po vjen nga ndonjë faktor i...