Kim Kardashian ngre dyshime për zbritjen në Hënë: Mendoj se nuk ka ndodhur!

Kim Kardashian ngre dyshime për zbritjen në Hënë: Mendoj se nuk ka ndodhur!

Ylli televiziv dhe sipërmarrësja e njohur Kim Kardashian ka shkaktuar debat të madh pas deklaratës së saj të fundit, ku vuri në dyshim një nga momentet më të rëndësishme të historisë së njerëzimit, zbritjen në Hënë në vitin 1969. Gjatë një episodi të ri të serialit të saj “The Kardashians”, 45-vjeçarja u shpreh hapur se nuk beson se njeriu ka zbritur ndonjëherë në sipërfaqen e Hënës. “Mendoj se nuk ka ndodhur,” tha Kim, duke e mbështetur bindjen e saj me disa nga teoritë e njohura të konspiracionit që qarkullojnë prej dekadash. Në xhirimet e serialit dramatik “All’s Fair”, Kardashian u përpoq të bindte aktoren Sarah Paulson të shqyrtonte “provat” që, sipas saj, tregojnë se gjithçka ishte e sajuar. “Do të të dërgoj miliona artikuj për...