Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Raporti i Komisionit të Venecias: Ndërhyrja në mandatet e kryetarëve të zgjedhur bie ndesh me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore
Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), në raportin e miratuar në sesionin e 144-t plenar më 24 tetor 2025, thekson se: “Pezullimi ose përfundimi i mandatit të kryetarëve të bashkive për shkak të ndalimit apo paraburgimit të tyre prek thelbin e autonomisë vendore dhe shkel parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.” “Ndikimi i paraburgimit të kryetarëve të bashkive është idyfishtë: ai mund të ndikojë jo vetëm mbi të drejtat individuale të kryetarit të prekur, por gjithashtu shtrihet përtej individit dhe ndikon mbi të drejtat e zgjedhësve, zgjedhja e të cilëve, e shprehur në mënyrë demokratike përmes votës, mund të dëmtohet përmes emërimit të një kryetari bashkie që nukpërputhet me vullnetin e tyre zgjedhor” “Në mënyrë të drejtpërdrejtë, paraburgimi mund të pengojë...