Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Humb jetën në Itali punëtori shqiptar, u godit nga rryma elektrike në vendin e punës
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm (29 tetor) në Lecce. Një 67-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Salent, ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike ndërsa po punonte në një kantier ndërtimi në Via Vecchia Frigole, Sipas raportimeve paraprake, viktima, e identifikuar si Limos Allushaj, po drejtonte një betoniere. Për shkak të një defekti teknik, betonierja preku linjat e tensionit të lartë. Si pasojë, punëtori u godit nga një rrymë e fortë elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të urgjencës përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme dhe ai u shpall i vdekur në vend. Në vendngjarje mbërritën gjithashtu zjarrfikësit, Policia e Shtetit, Karabinierët dhe personeli i specializuar, të cilët po hetojnë për të rindërtuar me saktësi dinamikën e...