Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Veliaj: Nga karriget dhe bidonat, tek parkingjet moderne, Tirana 10 vite transformim
                            Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot në rrjetet sociale një reflektim mbi transformimin rrënjësor që ka pësuar kryeqyteti në menaxhimin e parkimit gjatë dekadës së fundit. Veliaj thekson se ndërhyrja ka qenë e domosdoshme dhe se Bashkia vendosi të ndërmerrte tre hapa të rëndësishëm: ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, emetimin e Kartës së Rezidentit për qytetarët dhe vendosjen e sistemit SMS Parking. ‘E mbani mend si parkohej në Tiranë në 2015? Vendet ziheshin nga më të fortët e lagjes, me karrige, gurë, bidona plastikë, e gjithfarësoj sendesh të tjera. Një panoramë e padenjë për kryeqytetin! Ishte e domosdoshme dhe urgjente që të vinim dorë edhe për rregullimin e kësaj situate në Tiranë, kur vendosëm të bënim tre gjëra:– shtimin e parkingjeve nëntokësore dhe lirimin...