Sali Berisha tërhiqet nga protestat pas pazareve me Ramën për ndryshimet kushtetuese, pranon që nuk u vodhën…

Sali Berisha tërhiqet nga protestat pas pazareve me Ramën për ndryshimet kushtetuese, pranon që nuk u vodhën…

Koha ka treguar se kryeministri Edi Rama vetëm humbet nga zhdukja nga politika, izolimi dhe burgosja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Humbet, se nuk do të ketë më përballë një kundërshtar, që është kapitali më i madh politik i tij, dhe që i garanton qëndrimin në pushtet në pafundësi. Humbet, se me burgosjen e tij, do të çlirohej opozita dhe kështu do të dilnin alternativa të reja, shumë herë më të besueshme, që nuk shiten e blihen me një leje ndërtimi, dhe do t’i vinin në rrezik pushtetin e tij tashmë të tronditur nga shumë afera. Tashmë është e qartë se përpjekja e Ramës për të “ricikluar” dhe njëherë Sali Berishën duke bërë marrëveshje dhe pazare që sërish të mbajnë monopolin e sistemit politik që i...