SHBA planifikon të reduktojë numrin e trupave në Evropë: Shenjë pozitive e rritjes së aftësive dhe përgjegjësisë evropiane

SHBA planifikon të reduktojë numrin e trupave në Evropë: Shenjë pozitive e rritjes së aftësive dhe përgjegjësisë evropiane

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë ishte i pari që njoftoi masën, duke deklaruar se SHBA kishin informuar aleatët e NATO-s. Ushtria amerikane e quajti “një shenjë pozitive të rritjes së aftësive dhe përgjegjësisë evropiane” Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë njoftoi të mërkurën se disa trupatë SHBA që janë tërhequr nga vendi nuk do të zëvendësohen pasi Shtetet e Bashkuara planifikojnë të reduktojnë numrin e trupave të vendosura në krahun lindor të NATO-s në Evropë. Sipas autoriteteve të Bukureshtit, kjo masë do të prekte forcat e stacionuara në bazën ajrore rumune Mihail Kogalniceanu. “Vendimi amerikan është të ndalojë rotacionin në Evropë të një brigade që kishte elementë në disa vende të NATO-s”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes. Ministri rumun i Mbrojtjes Ionut Mosteanu vuri në dukje gjithashtu...