Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vata: Pyetja në Parlament zbuloi aferën e inceneratorit dhe lidhjet familjare të Agron Malajt
Konflikti mes deputetes së PD, Denisa Vata, dhe atij socialist, Agron Malaj, mori përmasa publike pas një pyetjeje strategjike në Parlament. Vata zbuloi se gjithçka nisi kur ajo pyeti kreun e SPAK nëse Agron Malaj ishte nën hetim, një fakt që u konfirmua. Kjo lëvizje provokoi një reagim të ashpër dhe një postim personal nga ana e Malajt. LEXO EDHE: Protesta për HEC-in/ Vata: Pse Agron Malaj s’i informoi banorët gjatë fushatës? Kërkon t’i heqë lejen kompanisë për t’ia dhënë të vëllait Vata thekson se ky reagim vjen në një kohë delikate, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme në Mat, ku kandidati socialist po përballet me një pritje të ftohtë nga qytetarët për shkak të premtimeve të pambajtura. Duke thelluar akuzat, Vata denoncoi një kontratë prej 32,000...