Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kamioni përplaset me Toyotën në Lezhë-Shkodër, një i plagosur dhe trafik i rënduar
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”, ndërsa si pasojë e përplasjes është lënduar një person. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në një orar me qarkullim të dendur, për shkak të dërgimit të fëmijëve në shkollë, çka e bën këtë segment rrugor veçanërisht të ngarkuar dhe me ndërprerje të shpeshta të trafikut për shkak të hyrje-daljeve nga rrugica e shkollës. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë zonë.