Vizita në Paris, kryeministri Rama pritet nga Macron për darkën zyrtare në Élysée (VIDEO)

Vizita në Paris, kryeministri Rama pritet nga Macron për darkën zyrtare në Élysée (VIDEO)

edi dhe linda rama-emmanuel dhe brigitte macron PARIS- Kryeministri Edi Rama është pritur mbrëmjen e sotme për një darkë zyrtare në Pallatin Élysée nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Rama ka publikuar një video nga pritja e Macron, ku siç shihet të dy liderët janë të shoqëruar nga gratë e tyre, Linda Rama dhe Brigitte Macron.  “Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron, me rastin e pjesëmarrjes në Paris Peace Forum”, shkruan Rama krahas videos. Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Francë, ku me ftesë të presidentit Macron po merr pjesë në Forumin e Paqes që po zhvillohet në Paris. Macron ka shtruar sonte një darkë për të ftuarit e tij në Forumin e Paqes. Në këtë pritje morën pjesë edhe liderë të tjerë të ftuar...