Kuvendi mblidhet dy herë sot! Votohet për shkarkimin e Niko Peleshit, KLP dhe AMA japin ‘llogari’ para deputetëve

Kuvendi mblidhet dy herë sot! Votohet për shkarkimin e Niko Peleshit, KLP dhe AMA japin ‘llogari’ para deputetëve

Niko Peleshi TIRANË-Dy seanca plenare në një ditë! Kuvendi do të mblidhet në pjesën e parë për të votuar shkarkimin ose jo të kryeparlamentarit Niko Peleshi. PD me anë të një raporti akuzon Peleshin për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, si dhe për sjellje të njëanshme politike në drejtimin e punimeve parlamentare, në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama. Opozita ka ngritur  shkelje në lidhje me seancën e 16 dhe 18 tetorit, aty ku u njoftua Ndryshimi i rregullores që çoi në shtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe mos-realizimi i debatit parlamentar për programin qeverisës 'Rama 4'. Nga ana tjetër PS pretendon se nuk provohet asnjë shkelje nga ato që pretendon PD. Mazhoranca kërkon që kërkesa e opozitës të rrëzohet, duke arsyetuar se...