Kjo nuk është drejtësi, Grenell: Kur të lirohet, Thaçi t’i padisë në SHBA të gjithë ata në Hagë

Kjo nuk është drejtësi, Grenell: Kur të lirohet, Thaçi t’i padisë në SHBA të gjithë ata në Hagë

I dërguari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell ka kritikuar sistemin evropian të drejtësisë dhe mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pa nisur gjykimi ndaj tij. Ai në një postim në platformën X ka shkruar se ka shumë arsye pse Evropa po dështon. “Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin rehat për Hagën që mban një president shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite. Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian. Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në...