Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FOTO/ Arsenali me armë u gjet në një furgon, ishte parkuar prej 1 muaji te “Myslym Shyri”
Furgoni në foto, është automjeti, ku është gjetur një sasi e madhe armësh në Tiranë gjatë ditës së djeshme, 29 tetor. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, policia në kryeqytet finalizoi operacionin e koduar “The Van”, ku u zbuluan armë, të dyshuara të trafikuara, raporton për Klan News, gazetari Besar Bajraktaraj. Gjatë kontrollit në një furgon në rrugën “Myslym Shyri”, u gjetën dhe u sekuestruan 23 armë zjarri, mes tyre 5 snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion, 15 mijë fishekë, pajisje shpërthimi në distancë, celularë, uniforma si të policisë dhe pajisje për bllokimin e valëve. Në pranga ra 34-vjeçari me iniciale E. S., i cili rezulton me precedentë të mëparshëm për vepra penale të ndryshme, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim....