Trump e Xi akord për mineralet e rralla, SHBA ul tarifat për produktet kineze

Trump e Xi akord për mineralet e rralla, SHBA ul tarifat për produktet kineze

Ka zgjatur më pak se dy orë takimi i shumëpritur mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe atij kinez, Xi Jinping që u mbajt në Korenë e Jugut. Të dy liderët dolën para kamerave mes buzëqeshjeve dhe shtrëngimeve të duarve, në dukje pa tension. Ata nuk lëshuan një deklaratë të përbashkët, por për Trump, rezultati i samitit ishte një sukses i madh. “Me Xi arritëm një marrëveshje për metalet e rralla”, shtoi ai duke specifikuar se ajo do të zgjasë për një vit dhe do të rinegociohet çdo 12 muaj. “Kina”, siguroi manjati, “do të vazhdojë të ruajë fluksin e eksporteve të metaleve të rralla të tokës”. Trump njoftoi më pas se tarifat për produktet kineze do të ulen në 47%,...