Pamje tronditëse nga Darfuri: Satelitët kapin “pellgje gjaku dhe varre masive”

Pamje tronditëse nga Darfuri: Satelitët kapin “pellgje gjaku dhe varre masive”

Ditët e fundit savana sudaneze është përgjakur nga mizoritë e milicive të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Raporti i Humanitarian Research Lab të Universitetit Yale tregon, përmes imazheve satelitore, grumbuj trupash dhe gjurmë të qarta gjaku, që përputhen me dëshmitë e qindra qytetarëve për masakrën e fundit në kryeqytetin e provincës, El Fasher, tashmë nën kontrollin e RSF-së pas 550 ditësh rrethimi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në spitalin “Saudi Maternity” ndodhen “të paktën 460 trupa”. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se këto të dhëna janë të mbledhura, por ende të paverifikuara në terren. Analistët e Yale publikuan imazhe që tregojnë shtimin e varreve masive gjatë fundjavës. Ndërkohë, vetë milicët publikojnë video ku shihen duke qëlluar civilë të paarmatosur,...